Dybala takohet me Sarrin, vjen lajmi bombë nga Italia

18:32 | 31 Korrik 2019

Agjenti i yllit të Juventusit, Paulo Dybala është ende në Londër për të zhvilluar bisedime me Manchester United. Ndërsa nesër lojtari do të bisedojë me trajnerin Maurizio Sarri rreth të ardhëmes së tij.

Interi nuk ka arritur të përmbush kërkesate Manvhester United për transferimin e Romelu Lukaku, pasi United kërkoi një tarifë prej 83 milion euro, por Interi ende nuk ka shkuar përtej 70 milionë eurove. Kjo ka bërë që Juventus të hyjë në hyjë në garë duke e përfshirë edhe Dybalan në ofertën e tyre.

Mediat në itali raportojnë se negociatorët e Dybalas, Jorge Antun dhe Fabio Paratici aktualisht janë në Londër për të zhvilluar bisedime me United dhe për të hedhur një marrëveshje të mundshme, përcjell ORAinfo.

Marrëveshja nuk është aspak e thjeshtë dhe ende po përcaktohet, ndërsa ka një optimizëm te Juventus që ata do të nënshkruajnë me Lukakun këtë verë.

Raportohet se Dybala kthehet nesër në Torino për stërvitje dhe atje do të takohet me Maurizio Sarri për të pohuar faktin që dëshiron të provojë veten e tij.

Ai gjithashtu do të bisedojë me udhëheqjen e Juve në Pavel Nedved dhe figura të tjera të larta për të pohuar të njëjtën gjë.

Mediat italiane raportojnë se Dybala nuk është i bindur nga ideja për t’u bashkuar me Unitedin akoma dhe ai do të preferonte lëvizjet te klubet e tjera përpara se të konsideronte një transferim në United. /ORAinfo/

Komento: