Dyfishoi shpejtësinë, gjobitet një shofer në Gjilan

09:38 | 13 November 2024
dyfishoi-shpejtesine,-gjobitet-nje-shofer-ne-gjilan

Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka shqiptuar gjobën në vlerë prej 200 euro dhe tri pikë negative.

Atij i është shqiptuar edhe masa e përkohshme të ndalim-drejtimit të mjeteve motorike në afat prej 3 muajsh.

Sipas policisë, kundërvajtësi në Gjilan, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë me shenjë të trafikut është 40 km/h, është hasur duke e ngarë me 83 km/h.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon shoferët që t’i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë stacionin më të afërt të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001”, thuhet në njoftim./Gazeta10

Komento: