
Sot po votohet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.
Për dallim nga orët e paradites, pasdite është vërejtur një dyndje e qyetarëve në qendrat e votimit.
Një numër i madh i votuesve është vërejtur në Prishtimë. ORAinfo sjell disa foto nga qëndra e votimit në shkollën fillore ‘Ismajl Qemajli’ në Breg të Diellit.
Aty vërehet një fluks i madh i qytetarëve të cilët po presin në radhë për të votuar.
Vendvotimet janë hapur në orën 7:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00. /ORAinfo/

