Dyshime për shpërlarje parash, 59 mijë euro u konfiskuan në Leposaviq

13:26 | 06 Janar 2026
Dyshime për shpërlarje parash, 59 mijë euro u konfiskuan në Leposaviq

59 mijë euro të padeklaruara janë konfiskuar nga policia në Leposaviq gjatë një kontrollit në një automjet të një burri, i cili dyshohet për shpëlarje të parave.

Në raportin 24 orësh të Policisë, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit të rastit, shuma e parave është sekuestruar përkohësisht deri në verifikimin e burimit të tyre.

Po ashtu, autoritetet kanë sekuestruar edhe dokumente të tjera, përfshirë certifikatën e biznesit nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK), certifikatën e biznesit nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), si dhe raportin ditor fiskal (Z-raportin), të cilat do të analizohen si prova në procedurë.

I dyshuari është intervistuar nga organet kompetente dhe më pas është liruar, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

Komento: