Dyshimet për helmim në Sach Pizza: Flasin pacientët nga Infekiva për tmerrin (VIDEO)

22:26 | 13 Korrik 2026

Shkuan për t’u ushqyer vetë, madje morën edhe ushqim shtesë për babanë që ishte shtrirë në spital.

E pas ngrënies së sendviqave të enjten në njërën nga pikat e brendit vendor të ushqimeve të shpejta, të premten e gjithë familja u bë për spital.

Trajtimi fillestar në njërën nga qendrat e mjekësisë familjare në kryeqytet, iu kreu punë prandaj u desh të shkojnë në Infektivë për shkak të simptomave të rënda.

Sipas komunikatës zyrtare të QKUK-së, që nga e premtja në Klinikën Infektive janë paraqitur 70 pacientë të kësaj natyre ku dyshohet për helmim pas konsumimit të ushqimit dhe 22 nga ta janë hospitalizuar për trajtim të mëtejmë.

Se çfarë ka gjetur në terren inspektorati sanitar dhe ku i ka marrë mostrat për testim, kjo trupë në kuadër të MSH-së, nuk ka kthyer përgjigje.

Teksa edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur gjatë ditës se janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast.

Komento: