Dyshimet për kontrabandim të barnave, Dogana zhvillon aksion në disa barnatore në Prishtinë

12:08 | 31 Gusht 2023
dyshimet-per-kontrabandim-te-barnave,-dogana-zhvillon-aksion-ne-disa-barnatore-ne-prishtine

Dogana e Kosovës po zhvillon sot një aksion në pesë barnatore në Prishtinë nën dyshimin për kontrabandim të barnave dhe shitje të tyre.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci.

“Dogana e Kosovës konfirmon se po zhvillohet aksion në pesë lokacione- barnatore në Prishtinë nën dyshimet për kontrabdanim dhe shitje të mallrave të kontrabanduara”, tha Stavileci, për BetimipërDrejtësi.

Kujtojmë se para dy ditësh, në regjionin e Prishtinës, Dogana e Kosovës ka parandaluar edhe një rast të kontrabandës së barnave nga Shqipëria dhe Serbia. Kjo ishte bërë e ditur nga Dogana e Kosovës përmes një njoftimi për media.

“Në Regjionin e Prishtinës, Dogana e Kosovës, e përkrahur nga Policia e Kosovës, ka ndaluar një automjet të dyshuar. Në këtë rast është zbuluar një sasi e konsiderueshme barnash të kontrabanduara nga Shqipëria dhe Serbia”, thuhej në njoftim.

Tutje, thuhej se mallrat e kontrabanduara janë konfiskuar dhe procedurat ligjore kundër personave të përfshirë në këtë kundërvajtje kanë filluar.

Komento: