Prokuroria ka bërë të ditur se është duke i trajtuar rastet në të cilat pretendohet se në futbollin kosovarë janë bërë kurdisje të ndeshjeve.
Në njoftimin e saj, prokuroria tha se për shkak të integriteti të procesit, nuk mund të japin më shumë detaje.
“Duke u nisur nga shkrimet e publikuara ditëve të fundit në portalet vendore, lidhur me rastet e kurdisjeve të ndeshjeve futbollistike kosovare, Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik se, është duke i trajtuar këto raste, andaj për shkak të integritetit të procesit në të cilën gjenden, nuk mund të japim detaje të tjera për opinionin e gjerë”, thuhet në njoftim.