Dyshimet për manipulime me njehsorë, MINT krijon komision për verifikimin e tyre: Deri më tani s’kemi pranuar ankesë

18:05 | 31 Mars 2026
dyshimet-per-manipulime-me-njehsore,-mint-krijon-komision-per-verifikimin-e-tyre:-deri-me-tani-s’kemi-pranuar-ankese

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka themeluar komision të posaçëm për verifikimin e njehsorëve.

Në njoftim thuhet edhe se, deri më tani MINT s’ka pranuar asnjë ankesë nga konsumatorët lidhur me dyshime për keq llogaritje të njehsorëve, dhe se,  duke filluar nga data 01.04 (e mërkurë), komisioni do të dalë në terren për të verifikuar njehsorët elektrikë të çdo konsumatori që paraqet ankesë, përcjell Gazeta Express.

”Me këtë rast, MINTI u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët janë shfrytëzues të energjisë elektrike, që për çdo dyshim lidhur me funksionimin e parregullt të njehsorëve në objektet e tyre të banimit, të njoftojnë Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit, në numrin pa pagesë 0800 11000, ose përmes adresës elektronike: [email protected]”, thuhet mes tjerash në reagim.

Postimi:

MINTI themelon komision të posaçëm për verifikimin e njehsorëve elektrikë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka përcjellë me vëmendje zhvillimet e fundit lidhur me çështjen e njehsorëve elektrikë dhe pretendimet për keq llogaritje.

Me qëllim të garantimit të transparencës, korrektësisë dhe mbrojtjes së interesave të qytetarëve, dhe duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit, në kuadër të përgjegjësive të Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit, me datë 31.03.2026, është themeluar një komision i posaçëm për verifikimin e njehsorëve elektrikë.

MINTI e njofton opinionin publik se deri më tani nuk është pranuar asnjë ankesë nga konsumatorët lidhur me dyshime për keq llogaritje të njehsorëve. Megjithatë, duke filluar nga data 01.04.2026 (e mërkurë), komisioni do të dalë në terren për të verifikuar njehsorët elektrikë të çdo konsumatori që paraqet ankesë.

Me këtë rast, MINTI u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët janë shfrytëzues të energjisë elektrike, që për çdo dyshim lidhur me funksionimin e parregullt të njehsorëve në objektet e tyre të banimit, të njoftojnë Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit, në numrin pa pagesë 0800 11000, ose përmes adresës elektronike: [email protected].

Në fotografinë e mëposhtme është paraqitur një model se si mund të verifikoni njehsorin (orën) e energjisë elektrike në ndërtesat tuaja.

MINTI mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve dhe në sigurimin e një tregu të drejtë dhe transparent.

Komento: