Dyshimet për përfshirjen e Naimit në vrasjen e Liridonës, vëllai i saj: ‘Grabitësi’ s’i kishte marrë gjërat me vlerë

21:44 | 02 Dhjetor 2023

Leonard Ademaj, vëllai i 30-vjeçares, Liridona Ademaj, ka folur pas ngjarjes tragjike që ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, ku motra e tij mbeti e vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në rrugën ‘Dalip Alshiqi’ në Prishtinë

.

E gjithë këtë dyshohet ta ketë planifikuar mirë bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli, i cili u raportua se ka paguar 30 mijë euro për vrasjen e të shoqes.

Në mesin e shumë dyshimeve, një gjë tjetër që familjarët e Liridonës i shtyu të mendonin se dorasi mund të jetë Naim Murseli, ishin edhe gjërat me vlerë që kishte Liridona, për të cilat atë natë ai kishte thënë se i’u vodhën.

“Kur shkova në mjekësin Ligjore me i thanë Naimit, arin edhe gjerat me vlerë çka ka pas Liridona i ke brenda. Nëse hajnat e kanë vjedh, Liridona ka pasur ari shumë, ia kishin marrë arin. Por, jo arin tha e ke këtu”, vazhdon rrëfimin për RTK-në, Leondardi.

Kujtojmë se Naim Murseli u arrestua dje nën dyshimet se ka porositur vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridonës.

I njëjti dyshohet se ka inskenuar gjithë ngjarjen që të ngjajë si grabitje e armatosur me pasojë vdekjen, teksa vetë gjoja kishte arritur që të ikte bashkë me dy fëmijët, 6 dhe 4-vjeçar.

Personi që dyshohet se shkrepi armën duke e lënë të vdekur në vend Liridonën, është Granit Plava. Plava ka pohuar se Naim Murseli e ka paguar 30 mijë euro që ta privojë nga jeta bashkëshorten e tij.

Komento: