
Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në KQZ ka paralajmëruar se partia e tij nuk do t’ i votojë dhe as nuk do t’i certifikoj rezultatin zgjedhor në Mitrovicën e Jugut.
Kjo pasi sipas tij, cenimi i vullnetit të qytetarëve nuk mund të përfundojë vetëm në rrafshin e një vepre penale.
“Nëse organet e drejtësisë vërtetojnë se është manipuluar vullneti i qytetarëve të Mitrovicës, unë, si anëtar i KQZ-së, nuk do të votoj dhe as nuk do të certifikoj rezultatin zgjedhor në këtë komunë. Askush nuk ka të drejtë të përvetësojë zërin e qytetarëve për interesa të ngushta politike”, ka shkruar ai.