Dyshimet se fëmijën e kishte me Flori Mumajesin, Alby tregon momentin kur zbuloi se ishte shtatzënë

14:15 | 15 Nëntor 2023

Alby Rides, e cila është nënë e një vajze, ka rrëfyer se shtatzënia e saj nuk ishte e planifikuar, por erdhi në një moment që donte të kishte fëmijë.

Ajo tregoi se në momentin kur zbuloi se ishte shtatzënë vendosi që ta mbante foshnjën e saj.

“Nuk ishte e planifikuar, por ka ndodhur në një kohë kur e doja. Thosha kur të jem 28 dua të kem një fëmijë, të rritem me të. Dhe atëherë erdhi kur isha 28-vjeçe.

Thosha që dua ta kemi ditëlindjen përnjëherë, lindi një ditë mbrapa. Ditën që e mora vesh se isha shtatzënë vendosa ta mbaj, emrin e ka “ndihma e Zotit”. Në atë kohë e kam pasur nevojë shumë”, tha Alby Rydes.

Ndërkohë kur u bë publik lajmi i shtazënisë së pornostares, u përfol se fëmija që ajo priste ishte i kantautorit Flori Mumajesi, thashetheme që nuk u konfirmuan kurrë dhe asnjëri prej të dyve nuk reagoi në lidhje me pretendimet.

Komento: