Dyshja e njohur largohet gjatë verës nga Milan

15:51 | 13 Gusht 2019

Tregu i transferimeve të AC Milan vazhdon, pasi kuqezinjtë po vazhdojnë negociatat me Atletico Madrid për Angel Correa.

Gjithashtu raportohet se Milan janë ende të interesuar për blerjen e një mesfushori për të forcuar skuadrën e Marco Giampaolo.

Sidoqoftë, kuqezinjtë po punojnë edhe për largimin e disa lojtarëve nga ‘San Siro’. Hakan Calhanoglu së bashku me Ricardo Rodriguez mund të jenë dy lojtarët qe pritet të largohen nga klubi deri në fund të afatit të transferimeve të verës, përcjell ORAinfo.

Sipas Gazzetta dello Sport, Rodriguez nuk është i kënaqur me mundësinë për të shërbyer si rezervë pas ardhjes së Theo Hernandez dhe kështu po shqyrton disa nga propozimet për tu larguar nga Milan.

Ai ka oferta nga dy klubet e mëdha gjermane, Schalke dhe Wolfsburgut janë të gatshme për ta transferuar mbrojtësin e majtë zviceran.

Të pasigurt vendin në 11-shën e parë e ka edhe lojtari turk, Hakan Calhanoglu. Edhe ai pritet që deri në fund të afatit të transferimeve të largohet nga ‘San Siro’.

Bayer Leverkusen, Hamburg dhe Karlsruhe kanë shprehur interesim për ta pasur në ekipin e tyre yllin turk. /ORAinfo/

Komento: