Dyshohen për shpëlarje të 1 milionë eurove, arrestohet një zyrtar i ATK-së dhe një tjetër

09:08 | 09 Dhjetor 2023
dyshohen-per-shpelarje-te-1-milione-eurove,-arrestohet-nje-zyrtar-i-atk-se-dhe-nje-tjeter

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona, njëri zyrtar i Administratës Tatimore të Kosovës, kanë bashkëpunuar dhe dyshohet se kanë kryer veprat penale “shpërlarje e parave” dhe “keqpërdorim i pozitës zyrtare”.

Siç njofton policia, vlera e parave të cilat dyshohet se janë shpërlarë përmes bizneseve fiktive është mbi 1 milion euro.

“Mitrovicë 2019-2023. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri zyrtar i ATK-së), të cilët dyshohen që në bashkëpunim kanë kryer veprat në fjalë. Vlera e parave të cilat dyshohet që janë shpërlarë përmes bizneseve fiktive është mbi 1, 000.000 (një milion) €”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është duke u hetuar./Front Online

Komento: