Dyshohet për mashtrim në bashkëkryerje, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e këtij personi

18:35 | 17 Mars 2026
dyshohet-per-mashtrim-ne-bashkekryerje,-policia-kerkon-ndihmen-e-qytetareve-per-identifikimin-e-ketij-personi

Policia e Kosovës, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi që kërkohet për  ‘’mashtrim në bashkëkryerje’’.

“Hetuesit policorë nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit Prishtinë, me autorizim nga Prokuroria Themelore Prishtinë, publikojnë foton e të dyshuarit, duke kërkuar ndihmën (bashkëpunimin) me qytetarët në identifikimin e personit në foto. Personi në foto dyshohet për përfshirje në veprën penale ‘Mashtrim në bashkëkryerje’”, shkruhet në njoftimin e Policisë

Komento: