
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po dyshohet për një rast me koronavirus.
Pacienti i dyshuar me sëmundjen vdekjeprurëse që ka lindur në Kinë ndodhet në ambientet e Klinikës Infektive brenda QKUK-së.
Mësohet se QKUK së shpejti do të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme rreth këtij rasti.
Ndryshe, një lloj i ri i koronavirusit u përhap me shpejtësi në Kinë që nga fundi i vitit të kaluar.
Mbi 560 persona deri më tani kanë humbur jetën nga ky virus, të cilin autoritetet kineze kanë pranuar se nuk e kanë menaxhuar si duhet.
Sipas Institutit të Shëndetit Publik, Klinika Infektive në QKUK është e gatshme për të trajtuar të gjithë pacientët nëse është e nevojshme.