Aksidentet në vendin tonë nuk kanë të ndalur.
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në Prizren, dyshohet se ka edhe persona të lënduar.
Rasti ka ndodhur në rrugën e transitit në Prizren, ku një veturë ka rënë në lumë.
Lexuesit kanë dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes ku shihet se dëmet materiale janë të mëdha, ndërkaq të njëjtit kanë thënë se dyshohet se të paktën dy persona janë lënduar.