Dyshohet sa privoi nga jeta një person në Deçan, ja çfarë ndodhi me 19 vjeçarin

17:31 | 14 June 2019

Është ngritur aktakuzë për 19 vjeçarin i cili dyshohet se ka privuar nga jeta një person bë Deçan.

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për Vepra të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit, Sh.G., për veprën penale “Vepër e Rëndë”, nga neni 179, paragrafi 1, nën-paragrafin 1.5, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe për veprën penale ndaj Sh.G. dhe I.C., “Mbajtja në pronësi ,kontroll apo posedim të paautorizuar të mjeteve të zjarrit”, nga neni 374, paragrafi 1,të KPRK-së.

I pandehuri, Sh.G., me datë 23 shtator të vitit 2018, rreth orë 11:04,në Deçan, në rrugën “Luan Haradinaj”, pikërisht në kompaninë “Gogaj AG”, me dashje privon nga jeta, tani të ndjerin, A.T, dhe me ketë rast ka vë në rrezik jetën, A.H., dhe F.Z., tani dëshmitarë.

Mediat kanë raportuar në shtator të 2018’ës se dyshohej që një 18 vjecar e ka privuar nga jeta 29 vjecarin.

Të pandehurit Sh.G. dhe I.C., gjithashtu akuzohen se në kompaninë e lartcekur, në kundërshtim me ligjin për armë kanë mbajtur në posedim të mjetit të zjarrit e tipit “Beretta” dhe “Bloë TR”, dy karikator të pistoletave të lartcekura dhe 12 (dymbëdhjetë) fishek.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila ju vihet në barrë.

Komento: