Arrestohet 21-vjeçari, dyshohet se e dhunoi një 16-vjeçare në Fushë Kosovë.
Një 21 vjeçar është arrestuar gjatë të shtunës mbrëma.
Ai dyshohet se e ka dhunuar një vajzë 16-vjeçare në një nga motelet e Fushë Kosovës.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar kryeprokurori i Prishtinës Kujtim Munishi.
Munishi tha se nesër do të mbahet seanca për caktimin e masës së paraburgimit.
“Po, është ndaluar mbrëmë. Nesër do të mbahet seanca për caktimin e masës së paraburgimit”, tha Munishi.
Ai theksoi se rasti është ende duke u hetuar.
“Hetimet janë duke u vazhduar, ende është herët të japim një përgjigje përfundimtare”, tha ai.
Raportohet se vajza ka qenë e raportuar si e zhdukur për një javë.
Klankosova.tv do të ju mbajë të informuar lidhur me rastin.