Një ngjarje mjaftë e rëndë tronditi dje qytetin e Ferizajit.
Gjykata e Ferizajt ka vendosur që të dyshuarit për veprën e djeshme në Ferizaj t’i caktojë masën prej 30 ditësh ndalim.
Kjo është bërë e ditur në komunikatën dërguar mediave nga kjo Gjykatë.
“Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së ndalimit prej një muaji, ndaj Sh.R. për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale të rëndë dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të mjeteve të rrezikshme”, thuhet në njoftim.
“I Ai dyshohet se më 20 shkurt 2019 në Ferizaj, për motive të ulëta nga hakmarrja e paskrupullt, me dashe, në mënyrë dinake ka privuar nga jeta tani të ndjerin M.A, në atë mënyrë që i ofrohet nga mbrapa dhe e qëllon një herë në kokë dhe dy herë në shpinë dhe pasi i ndjeri rrëzohet në tokë, pastaj largohet nga aty, me ç’rast tani i ndjeri M.A ndërron jetë në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin dërguar mediave.
“Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për të Mitur, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së ndalimit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditëve”, përfundon njoftimi.