Një ngjarje mjaftë e rëndë ka ndodhur në Malishevë.
32 vjeçari Sadik Zulfaj la pas një djalë 2 vjeçar dhe gruan shtatëzënë.
Në oborr të shtëpisë, Sadik Zulfaj nga fshati Senik i Malishevës dyshohet ta ketë privuar vetën nga jeta.
32 vjecari i mori vetës jetën me mjet zjarri.
E babai i të ndjerit, Kadri Zulfaj, nuk arrin t’i mbajë lotët kur sheh bahçen e familjes, ku Sadiku ia mori vetes jetën.
Familja e të riut tani është bërë gati t’i pres njerëzit që do vijnë për kryeshnosh.
E babai i të ndjerit tregon për bisedën e fundit që e kishte me djalin e tij të ndjerë.
Zulfaj tregon se djali i tij nuk kishte pasur probleme, përveç kur kishte pësuar aksident në Slloveni, ku i punojnë edhe dy djemtë e tjerë të tij, të cilët tani janë rrugës për Kosovë për të marrë pjesë në lamtumirën e fundit të vëllait.
I riu nga Malisheva la pas një djalë dy vjeçar dhe gruan shtatëzënë me binjakë.
Trupi i pajetë me urdhrin e prokurorisë është dërguar për obduksion.