Dyshohet se ia vodhi familjares kuletën me 12 mijë euro, arrestohet një grua në Fushë Kosovë

10:48 | 20 Qershor 2021

Një femër është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi që e njëjta në banesën e familjares së saj i ka vjedhur portofolin me para dhe disa dokumente tjera.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 17:30.

E njëjta është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Mësohet se shuma e parave të vjedhura është mbi 12 mijë euro, të cilat i janë kthyer pronares pas arrestimit të së dyshuarës

Komento: