Një person është arrestuar këtë të martë në Prishtinë, pasi dyshohet se është përfshirë në 15 raste të vjedhjeve.
Policia njofton se i dyshuari është G.B., 19-vjeçar.
Rastet thuhet se kanë ndodhur në periudha të ndryshme kohore, ku janë vjedhur trotinet elektrik biçikletë, gjenerator, vegla pune etj.
“Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit e stacionit policor qendra po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore lidhur me 15 raste ku personi i arrestuar dyshohet të jetë i përfshirë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Njoftimi i policisë:
Arrestohet një person i dyshuar për disa vjedhje
Sot nga njësite policore të stacionit Qendra në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për disa vjedhje.
Rastet kanë ndodhë në periudha të ndryshme kohore, ku janë vjedhur trotinet elektrik biçikletë, gjenerator, vegla pune etj.
Puna e hetuesve të stacionit policor qendra, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të arrestojnë personin e dyshuar:
– G.B . mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit e stacionit policor qendra po kryejn veprimet e nevojshme hetimore lidhur me 15 raste ku personi i arrestuar dyshohet të jetë i përfshirë.