Dyshohet se janë gjendur mostrat e zhdukura të Astrit Deharit

16:03 | 29 Mars 2024
dyshohet-se-jane-gjendur-mostrat-e-zhdukura-te-astrit-deharit

Mostrat e zhdukura të ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit tashmë i ndjerë dyshohet se janë gjetur.

Këtë e kanë bërë të ditur burimet e Front Online brenda Mjekësisë Ligjore.

Sipas këtij burimi, të gjitha mostrat e zhdukura tanimë janë gjetur, ku në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia.

Më 8 dhjetor 2022 Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu pati bërë të ditur se janë zhdukur provat për rastin e vdekjes së Astrit Deharit.

Ministria e Drejtësisë më pasë pati pezulluar nga puna katër zyrtarë të IML-së në lidhje me rastin./FrontOnline

Komento: