Dyshohet se mori ryshfet 200 euro, arrestohet një zyrtar komunal në Mitrovicë

14:37 | 04 Korrik 2024
dyshohet-se-mori-ryshfet-200-euro,-arrestohet-nje-zyrtar-komunal-ne-mitrovice

Arrestohet një zyrtar komunal me inicialet B.S pasi dyshohet se ka kërkuar ryshfet nga një qytetar për rregullimin e dokumentacionit për përfitimin e një Grandi që lidhet me ri-atdhesimin, në Mitrovicë.

Sipas njoftimit, hetuesi policorë nga NjRHKEK-Mitrovicë Jug, në koordinim me prokurorinë, më 04.07.2024  rreth orës 12:20, në sheshin ,,Isa Boletini” në Mitrovicë ka arrestuar në flagrancë të dyshuarin pasi i njëjti ka marrë ryshfetin në shumën prej 200 eurove.

“Hetimi për rastin është zhvilluar me aplikim të masave të fshehta hetimore dhe për zhvillimin e operacionit, policia ka pasur urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore e Mitrovicës – Departamenti për Krime të Renda.

Lidhur me këtë është iniciuar rasti ‘marrja e ryshfetit’, është njoftuar prokurori i çështjes, i cili të dyshuarit i ka caktuar masën e ndalimit policor prej 48 orë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Komento: