Mori ryshfet për regjistrimin e veturave, prangoset prishtinasi.
Policia në Prishtinë ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka pranuar ryshfet për regjistrimin e veturave
Rasti ka ndodhur mesditën e së hënës në Prishtinë, njofton policia në raportin 24 orësh.
Sipas policisë, i dyshuari ka kryer shërbime me para për regjistrimin e veturave.
“Është arr.estuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se ka kryer shërbime me para në regjistrimin e veturave”, njofton policia.
Po ashtu është bërë e ditur se me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Rasti është duke u hetuar..