Dyshohet se një person është therur me thikë sot në Prishtinë

19:23 | 02 Shtator 2024
dyshohet-se-nje-person-eshte-therur-me-thike-sot-ne-prishtine

Një person është therur me thikë sot rreth orës 18:00 në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka dhënë detaje për Front Online.

Ahmeti njoftoi se Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin në fjalë.

“Sot rreth orës 18 :00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka deklaruar Ahmeti.

Komento: