Dyshohet se një person humbi jetën nga gripi i derrave, ja çka thonë në QKUK

20:10 | 16 March 2019

Një pacient dyshohet se humbi jetën nga gripi i derrave në Infektive.

Gripi i derrit dyshohet të ketë qenë shkaku që humbi jetën një personi në Klinikën Infektive të enjten.

Rastin, si të dyshimtë e kishte raportuar në polici, djali i viktimës, derisa policia ka nisur hetimet, raporton KTV.

Por, institucionet përgjegjëse kanë mohuar humbjën e pacientit.

Drejtori i kësaj klinike, Hamdi Ramadani, ka mohuar të ketë pasur raste me që ndonjë person ka humburj jetën dhe nuk ka pranuar të jap asnjë informacion shtesë.

Ekipi i KTV-së ka kontaktuar edhe Drejtorinë e Institutit të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, i cili në një përgjigje me shkrim, ka mohuar të ketë pasur ndonjë rast me grip të derrit.

Trupi i pajetë, me kërkesë të familjarëve, është dërguar për obduksion dhe raportin për shkaktarin e rastit familja pritet të marrë në ditët në vijim.

E ditë më parë, Instituti i Shëndetit Publik, në një komunikatë për media, kishte raportuar se epidemia e gripit në Kosovë, ka rënie të dukshme.

Komento: