
Në një aksident që ndodhi para pak minutave në Bresje të Fushë Kosovës, një person dyshohet se ka mbetur i vdekur.
Aksidenti ka ndodhur tek semaforët që janë në magjistralen Prishtinë-Pejë.
Klan Kosova mëson se në vendin e ngjarjes janë shumë pjesëtarë të policisë të cilët edhe e kanë bllokuar rrugën nga Prishtina në drejtim të Pejës.
Ndërkohë, edhe më tej trupi i personit të aksidentuar ndodhet i shtrirë në rrugë.
Ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur rasti kurse qarkullimi i trafikut është devijuar në rrugë të tjera.