
Rasti i privimit nga jeta të ҫiftit nga Prizreni, ishte rasti që tronditi tërë vendin.
A.H, i dyshuar për privimin e prindërve arrestohet në Suedi.
Njohësit e drejtësisë thonë se Suedia mund të refuzojë ekstradimin e tij në Kosovë.
Një ҫift bashkëshortor u gjetën pa shenja jete në shtëpinë e tyre në lagjen Ortakoll të këtij qyteti.
E pas hetimeve të para, u ngritën dyshime se rastin e ka kryer i biri i tyre, 35 vjecari me inicialet A.H.
Por, ai ishte larguar nga Kosova.
E një ditë më parë u bë e ditur se i dyshuari është prangosur në Suedi.
Tani institucionet e drejtësisë janë duke përgatitur kërkesë për ekstradimin e tij në Kosovë.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar Prokuroria Themelore në Prizren.
Njohësit e fushës së drejtësisë thonë se ky rast është më i komplikuar pasi personi në fjalë ka nënshtetësi suedeze.
Gëzim Shala, Instituti i Kosovës për Drejtësi, theksoi se ka raste kur shteti i Suedisë kishte refuzuar të ekstradojë persona në Kosovë.
E në raste të tilla, sipas Shalës, Kosova duhet ta transferojë gjithë rastin për hetim në autoritet Suedeze.
Por, dënimet në Kosovë dallojnë nga ato të Suedisë.
Përndryshe A.Hadri, 35 vjeç, është i dyshuar për privimin nga jeta të dy prindërve të tij, Durim dhe Suada Hadri.