Tetë persona janë arrestuar dje në mbrëmje në fshatin Crepan të Ranillugut nën dyshimin se kanë rrëmbyer një shtetas të Serbisë, që thuhet se i kishte mashtruar duke u marrë para për viza dhe pasaporta të Serbisë.
Policia ka bërë të ditur në raportin 24-orësh të së mërkurës, se me vendim të prokurorit tetë të dyshuarit për rrëmbim dhe i dyshuari për mashtrim janë dërguar në mbajtje.
“Fsh. Crepan, Ranillug 04.10.2022 – 19:22. Janë arrestuar tetë të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit në bashkë-veprim e kanë rrëmbyer viktimën mashkull shtetas të Serbisë për shkak se i njëjti i kishte mashtruar duke u marrë para me premtimin se do tu rregullojë disa viza dhe pasaporta të Serbisë. Me vendim të prokurorit tetë të dyshuarit për rrëmbim si dhe i dyshuari për mashtrim janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport të Policisë.