Dyshohet se shiste lëndë narkotike, arrestohet 36-vjeçari në Prishtinë

13:29 | 10 Shtator 2022

Lëndët narkotike po vazhdojnë të shiten më të madhe.

Hetuesit policorë në Prishtinë, pasi kanë pranuar një informatë se një person dyshohet se posedon lëndë narkotike, kanë njoftuar prokurorin dhe kanë filluar hetimet.

Sipas Policisë, hetuesit policorë dje kanë identifikuar Z.K., (viti i lindjes 1986, mashkull kosovar), kanë ndaluar të njëjtin, gjatë kontrollit i janë gjetur dy qese të vogla (0.8 gr.) me lëndë që dyshohet të jetë kokainë, 190 euro (dyshohet te fituara nga vepra penale) dhe një telefon.

“Policia ka kontrolluar edhe banesën e të dyshuarit të lartcekur. Në banesë policia ka gjetur dhe sekuestruar edhe gjashtë qese të vogla me peshë 27.3 gr., po ashtu dyshohet të jetë kokainë, 160 euro (dyshohet te fituara nga vepra penale) dhe një peshore digjitale. Në konsultim me prokurorin iniciohet rasti ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’. I dyshuari intervistohet dhe me aktvendim nga prokurori dërgohet në mbajtje deri në 48 orë”, thuhet në njoftim.

Komento: