Dyshohet se u dhun*ua një i burgosur në Dubravë, nga dy persona të tjerë

18:08 | 27 November 2024
dyshohet-se-u-dhun*ua-nje-i-burgosur-ne-dubrave,-nga-dy-persona-te-tjere

Në burgun e Dubravës dyshohet se është dhunuar seksualisht një i burgosur i moshës 20-vjeçare, nga dy të burgosur të tjerë.

Për Front Online zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë,  Shkodran Nikçi, ka pohuar se rasti në fjalë ka ndodhur javën e kaluar, por u raportua pas disa dite.

“Rasti ka ndodhur javën e kaluar, është raportuar këto ditë. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia, ndërsa prokurori i shtetit ka kërkuar që të kryhet ekzaminimi mjekësor. Jemi në pritje të raportit për të ndërmarrë veprime të mëtejshme,” ka thënë Nikçi.

Nikçi ka shtuar se rasti është iniciuar si vepër penale “Dhunim”.

Komento: