Dyshohet se zyrtari korrektues në Dubravë plagosi një person

15:25 | 10 Mars 2026
dyshohet-se-zyrtari-korrektues-ne-dubrave-plagosi-nje-person

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se, pas pranimit të informatave nga Policia e Kosovës se një zyrtar korrektues, me inicialet Ç.SH, i punësuar në Qendrën Korrektuese Dubravë, dyshohet të jetë përfshirë në një konflikt ku dyshohet se ka plagosur një person, institucioni ka ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme.

Në përputhje me legjislacionin dhe rregulloret në fuqi, zyrtari në fjalë është suspenduar nga detyra deri në përfundim të procedurave përkatëse.

Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar për respektimin e ligjit dhe standardeve profesionale dhe do të bashkëpunojë ngushtë me institucionet kompetente për zbardhjen e plotë të rastit.

Komento: