E ardhmja e Zlatan Ibrahimoviçit nuk është vendosur akoma, pasi qe AC Milan duket se dëshiron të rinovojë kontratën e tij.
Mëgjitatë shpërthimi i Coronavirus ka shtyre gjërat, duke vonuar edhe vendimin e sulmuesit suedez.
Corriere Della Sera sugjeron që kuqezinjtë mund të presin pak më gjatë, pasi Ibrahimoviç dëshiron të dijë më shumë rreth projektit të ri para se të thotë po.
Nëse nuk e bind atë, atëherë ai nuk do të qëndrojë në klub, përcjell ORAinfo.
E Milan duket se është duke përgatitur edhe planin B nëse Ibrahimovic vendos të mos qëndrojë në Milan.
Drejtuesit kuqezinj janë duke menudar për sulmuesin e Romës Edin Dzeko.
Sipas medaive në Itali, Dzeko është një zëvendësim ideal për Zlatan Ibrahimoviçin. Transferimi i tij mund të bëhet realitet duke pas parasysh çmimin e tij jo të lartë, për shkak edhe të moshës së tij.
Mirëpo, drejtuesit e Milan synojnë fillimisht të bisedojnë më Ibrahimoviç, para se të vendosin për zëvendësuesin e tij. /ORAinfo/