E akuzoi Blerim Isufajn, Këshilli Prokurorial i Kosovës i reagon Armend Mujës: Po njollosin prokurorët

16:08 | 22 October 2024
e-akuzoi-blerim-isufajn,-keshilli-prokurorial-i-kosoves-i-reagon-armend-mujes:-po-njollosin-prokuroret

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka reaguar ashpër pas akuzave të deputetit Armend Muja kundër Blerim Isufajt, kryeprokurorit të Speciales.

KPK-ja në një reagim për media kanë theksuar se deklaratat e tilla synojnë njollosjen e prokurorëve.

Postimi:

Reagim i KPK-së dhe ZKPSH-së ndaj deklaratave të deputetit të Kuvendit të Kosovës, Armend Muja, për Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale

Prishtinë, 22 tetor 2024 – Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH) dënojnë ashpër deklaratat e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Armend Muja, të bëra sot përmes rrjeteve sociale, ndaj Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, z.Blerim Isufaj.

Deklaratat e sotme të deputetit Muja kanë përmbajtje të pastër politike dhe vijnë e renditen në sinkron me deklaratat e Qeverisë dhe nga radhët e deputetëve të subjektit shumicë në Kuvendin e Kosovës, që, faktikisht, duhet të jenë gardianë të së drejtës dhe sundimit të ligjit në vendin tonë dhe jo të ndërhyjnë orë e çast, duke mos zgjedhur mjete dhe metoda për të njollosur dhe sulmuar prokurorë, kryeprokurorë dhe prokuroritë e vendit.

KPK dhe ZKPSH theksojnë se këto deklarata kanë për synim të dëmtojnë rastet hetimore në procedurë dhe prononcimet e tilla nuk i shërbejnë drejtësisë, si dhe janë ndërhyrje e qëllimshme për të zhvendosur vëmendjen nga zbatimi i përditshëm i ligjit që bënë Kryeprokurori Isufaj, por me këtë rast, KPK-ja dhe ZKPSH-ja ia bëjnë me dije deputetit Muja se përkrahin dhe mbështesin fuqishëm z.Blerim Isufaj dhe secilin prokurorë, që, çdo ditë, në mënyrë aktive dhe sistematike, merren me ndjekjen dhe hetimin e kryesve të veprave penale kushdo qofshin dhe ngado që vijnë ata.

KPK dhe ZKPSH nënvizojnë gatishmërinë dhe përkushtimin e pandalshëm të Kryeprokurorit Isufaj dhe përgjithësisht të secilin institucion të Prokurorit të Shtetit që kanë në rrugën drejt zbatimit të ligjit, kurse synimet dhe përpjekjet do të jenë të pandalshme për fuqizimin e shtetit ligjor në Kosovë.

Komento: