“E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE”, thotë Costa

14:08 | 16 Dhjetor 2024
“e-ardhmja-e-ballkanit-perendimor-eshte-ne-be”,-thote-costa

Presidenti i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa ka thënë se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian.

Ai përmes një video-mesazhi të publikuar në llogarinë e tij në platformën X theksoi se ky është investimi më i rëndësishëm gjeopolitik që mund ta bëjnë

“ Në këto kohë të pasigurta, më shumë se kurrë, ne duhet të punojmë së bashku. Mezi pres samitin tonë BE- #Ballkani Perëndimor më 18 dhjetor në Bruksel”, shkruan ai.

Të mërkurën mbahet samiti i radhës BE-Ballkani Perëndimor.

Në fokus të tij pritet të jetë forcimi i partneritetit mes Bashkimit Evropian (BE) dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Komento: