E ardhmja e e këtyre tre lojtarëve të Milan është në rrezik, ky është fajtori

13:11 | 01 Mars 2020

Kaosi në Milano vazhdon, tani më keq se kurrë pas komenteve të forta të Zvone Boban. Me Ivan Gazidis gjithnjë e më shumë përgjegjës, planet e kuqezinjve mund të ndryshojnë në mënyrë drastike.

Begoviç, Kjaer dhe Ibrahimoviç janë tre elementët e përvojës që nënshkruan AC Milan në janar, gjë që i dha Piolit qëndrueshmëri më të madhe dhe më shumë siguri. Tre operacione që vështirë se do të ishin bërë pa Boban dhe Paolo Maldini, përcjell ORAinfo.

Aktualisht, të dy po punojnë për zgjatjen e kontratës së sulmuesit suedez edhe për një vit.

Sidoqoftë, është një veprim që nuk duket se i plotëson kërkesat e Gazidis, i cili është më i prirur për të realizuar projektin rinor të diktuar nga Elliott.

Calciomercato raporton se ish-drejtori i Arsenalit dëshiron të sjell Ralf Rangnick për rolin e menaxherit dhe drejtorit sportiv, pasi ai do t’i përshtatej projektit të të rinjve në mënyrë të përsosur.

Prandaj, gjatë verës, kuqezinjtë mund të detyrohen të bëjnë plane të reja dhe në ato, tre lojtarët e përmendur më lart mund të mos përfshihen.

Kështu, e ardhmja e Ibrahimovic, Begoviç dhe Kjaer me klubin e Milanit është në rrezik.

Komento: