Duket se e ardhmja e Higuainit do të jetë larg futbollit evropian, atë po e kërkojnë edhe në atdhe.
Sulmuesi argjentinas mund të largohet nga Juventusi qysh këtë verë.
“Bianconeri” po e kërkojnë një sulmues tjetër, ndërsa ia kanë vënë syrin Mauro Icardi, Arkadiusz Milik e Raul Jimenez.
Nga ana tjetër, interesim për “El Pipitan” kanë shprehur klubet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjithashtu, veteranin e sulmit kanë shfaqur edhe klubet argjentinase, përfshirë këtu edhe River Plate.
Higuain ka kontratë edhe një vit me Juven, por largimi i tij nga Torino mund të ndodhë qysh këtë verë.