E ardhmja e Ibrahimoviç, lajm i rëndësishëm nga CASA Milan

10:37 | 02 August 2020

Milani shpreson se do ta mbajë Ibrahimovicin, edhe pse s’do të jetë e lehtë.

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, e ka lartësuar Zlatan Ibrahimovicin duke e quajtur kampion, pasi ylli i kuqezinjve shkroi edhe më shumë histori në Serie A në fitoren 3:0 kundër Cagliarit.

Ibrahimovic – i cili së shpejti do t’i mbushë 39 vjet – është bërë lojtari më i vjetër që i shënon 10 gola apo më shumë në një sezon në Serie A, me golin që e shënoi në ndeshjen e fundit të sezonit 2019/20 kundër Cagliarit të dielën, transmeton express.

Pasi e humbi penalltinë, sulmuesi suedez shënoi në minutën e 55-të duke e çuar në 10 numrin e përgjithshëm të golave në vetëm 18 paraqitje në ligën elitare italiane që prej se iu bashkuar Milanit në janar.

Pioli e lavdëroi veteranin, duke thënë për Milan TV: “Mos i thoni atij se është lojtari më i vjetër që i ka shënuar 10 gola në Serie A”.

“Ai është kampion në çdo gjë që bën dhe ka dhënë kontribut shumë të rëndësishëm në skuadrën tonë”, shtoi i.

Milani është në bisedime me Ibrahimovicin për kontratë të re, sepse marrëveshja e tanishme i mbaron në fund të sezonit.

“Sinqerisht, Zlatan është pjesë e këtij projekti. Bisedimet nuk do të jenë të lehta, por qëllimi ynë i plotë është ta mbajmë atë. Ne kemi shumë lojtarë të rinj të cilët mund të rriten jashtëzakonisht shumë me Ibrën përkrah vetes”, tha Paolo Maldini, drejtori sportiv i Milanit.

Komento: