E ardhmja e Kroosit te Real Madridi varet nga ajo e Ancelottit

00:07 | 14 Shkurt 2023

E ardhmja e Toni Kroosit vazhdon të jetë ende e paqartë.

Kontrata e tij me Real Madridin skadon pas përfundimit të sezonit aktual, që nënkupton se ai mund të largohet si futbollist i lirë në verë.

Më herët është raportuar se Kroosit do t’i ofrohet një kontratë e re 1-vjeçare, por duket se mesfushori po kërkon garanci para se të nënshkruajë kontratë të re.

Sipas “Todofichajes”, mesfushori gjerman dëshiron të dijë nëse trajneri Carlo Ancelotti do të qëndrojë gjithashtu sezonin e ardhshëm.

Ancelotti ka një kontratë deri në verën e vitit 2024 dhe pavarësisht spekulimeve për të ardhmen e tij, ai ka përsëritur dëshirën e tij për të qëndruar në “Santiago Bernabeu”.

Megjithatë, nuk mund të parashikohet nëse trajneri italian do të shkarkohet nga pozita që ka te “Los Blancos”. Sigurisht se e gjithë kjo varet nga rezultatet që ai do t’i arrijë këtë sezon.

Kjo përputhet me raportet e mëparshme se Kroos kërkon garanci se ai do të vazhdojë të jetë një pjesë kyçe e skuadrës edhe në sezonin e ardhshëm.

34-vjeçari është pjesë e Real Madridit që nga viti 2014.

Komento: