‘E ardhmja e Mbappes është në Real Madrid’

15:39 | 23 Qershor 2019

Po vazhdojnë thashethemet se Mbappe mund të transferohet së shpejti në Real Madrid

Vinicius Junior beson se Kylian Mbappe nuk do të vonojë dhe do t’i bashkohet Madridit së shpejti.

Ylli 18 vjeç i Real Madridit Vinicius foli për sulmuesin e Paris Saint-Germainit në një intervistë, duke i lartësuar aftësitë e tij, transmeton Express.

“E ardhmja e Mbappes është në Real Madrid. Ai do të vijë së shpejti. E di se të gjithë tifozët e Real Madridit po ëndërrojnë për të”, tha Vinicius.

“Unë e adhuroj shumë atë, sepse ai ka fituar shumë tituj. Nëse vërtetë ai vjen në Real Madrid, atëherë do të jem shumë i lumtur”, shtoi ai.

Komento: