
Koeman thotë se pavarësisht se çka ka vendosur, vendimi i Messi duhet të respektohet
Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Huesca që do zhvillohet nesër në kuadër të xhiros së 17-të të La Ligas.
Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, duke folur në konferencën për shtyp ka folur për ndeshjen kundër Huesca dhe holandezi konfirmoi se Leo Messi është rikuperuar plotësisht nga lëndimi i kyçit të këmbës që e pengoi atë të ishte në fushë kundër Eibar, transmeton lajmi.net.
‘Messi është mirë, ai nuk ka shqetësime në kyçin e këmbës. Ai është i përgatitur dhe është i gatshëm’, tha ai.
Koeman theksoi se nuk shqetësohet që Messi nuk e ka përcaktuar ende të ardhmen e tij dhe tani është i lirë të negociojë me ndonjë klub se ku do të luajë sezonin e ardhshëm.
‘Ju duhet ta kuptoni situatën e tij. Ai bëri intervistën dhe tha se nuk ka marrë ndonjë vendim. Duhet të respektohet. Çdo lojtar që përfundon një kontratë është i lirë të vendosë për të ardhmen’ tha Koeman.
‘Ai është një lojtar që gjithmonë do të tregojë se dëshiron më të mirën për ekipin. Nuk është një problem që nuk ka vendosur ende. Ju duhet të respektoni vendimin e tyre’, shtoi ai.
Trajneri u pyet edhe për ekipin se a është i varur nga argjentinasi, ai dha një përgjigje interesante.
‘Pak po, por si shumë vite më parë. Loja dhe rëndësia e tij kanë qenë të mëdha në klub. Kur ekipi nuk luajti mirë, Leo ishte aty për të zgjidhur ndeshjen. Kjo është arsyeja pse ai është më i miri në botë’ përfundoi Ronald Koeman.