Agjenti i Mohamed Salahut, Ramy Abbas, i ka mohuar spekulimet që egjiptasi do të largohet nga Liverpooli.
Ai i ka quajtur të pakuptimta këto lajme që po qarkullojnë rreth largimit të tij.
“E pakuptimtë. Kjo nuk është diskutuar apo menduar. Moskualifikimi në Ligën e Kampionëve as që na ka kaluar nëpër mendje”.
Këto lajme thoshin që ish-lojtari i Baselit ka thënë që do të largohet nëse të Kuqtë dështojnë të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.