E bëjnë “hallakam” Albina e Labi

13:07 | 20 Shtator 2020

Albina e Labi e bëjnë “Hallakam”.

Labinot Tahiri së shpejti do të publikojë një projekt të ri muzikor, të cilin kësaj radhe e sjell në bashkëpunim me këngëtaren e njohur Albina Kelmendin.

Kënga e re e Labit dhe e Albinës titullohet “Hallakam”, shkruan rtv21.tv. Tahiri ka bërë të ditur se projekti do të publikohet të premten më 25 shtator.

“Këtu ka çka shikohet dhe mbi të gjitha të dëgjohet, derisa sot klipet shikohen, e nuk kujtohen kënget, por harrohen!”, ka shkruar Labi mbi fotot e publikuara në Instagram.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Labinot Tahiri është “Amanet mos m’harro” i publikuar në shkurt të vitit 2020.

Komento: