E bën synet në shtëpi, humb jetën foshnja pak javëshe

15:38 | 05 Prill 2019

Një ngjarje mjaftë e rëndë ka ndodhur në Genova.

Në vetëm pak muaj, 3 fëmijë kanë humbur jetën në Itali si pasojë e synetisë në shtëpi, apo të kryer jo nga mjekë profesionistë.

Një tjetër rast u publikua në media, viktimë e së cilit mbeti një bebe pak javëshe.

Shkak u bë synetia e kryer në shtëpi, nga një “njeri i shenjtë”. Ngjarja e rëndë ndodhi në Quezzi, pranë Genovas.

Për ngjarjen autoritetet policore arrestuan nënën dhe gjyshen e djalit, së bashku me personin që kreu procedurën.

Nuk ka shumë detaje rreth ngjarjes, megjithatë besohet se prindërit e të miturit janë nigerianë.

Ngjarja e rëndë vjen pasi një fëmijë 5 muajsh humbi jetën në Mars në Bolonja, në Itali, pasi prindërit e tij dyshohet se e bënë synet në shtëpi.

Në Dhjetor, një djalë 2 vjeç humbi jetën për shkak të gjakderdhjes, si pasojë e synetisë në një qendër emigrantësh në Romë.
Jeta e vëllait të tij binjak u vu gjithashtu në rrezik, por ai mbijetoi pasi u mbajt në kujdes intensiv.

Rreth 35 për qind e synetive në Itali besohet se kryhen në shtëpi.
Shkak është kryesisht çmimi i lartë i kësaj procedure. Në të tre rastet e mësipërme, prindërit e fëmijëve ishin refugjatë.

Komento: