E besoni dot ? Ja sa vite diferencë ka Lola me Dautin

18:32 | 17 March 2019

Ata janë çifti më i komentuar.

Daut Haradinaj dhe bashkëshortja e tij, Lola Muçaj-Haradinaj janë ndër çiftet, për të cilët shkruhet shumë në mediat rozë.

Si deputeti, ashtu edhe gruaja e tij, Lola janë mjaft të dashur për publikun, andaj edhe kanë ndjekës të shumtë në rrjete sociale, në të cilat publikojnë imazhe të ndryshme nga përditshmëria.

Deputeti në rrjete sociale, kryesisht në facebook më shumë publikon imazhe nga takimet e ndryshme që lidhen me politikën. Ndërsa, moderatorja publikon për fansat e saj, si në instagram ashtu edhe në facebook kryesisht foto nga jeta private.

Fotografitë me bashkëshortin dhe fëmijët janë të shpeshta në postimet e Lolës, e cila është nënë e dy fëmijëve që ka me deputetin Haradinaj.

Dashurinë e tyre me martesë, Lola dhe Dauti e kanë kurorëzuar qe rreth 13 vjet. Dauti është lindur më 06 prill të vitit 1978 dhe tani ka 40 vjet, ndërsa bashkëshortja e tij është e lindur më 12 qershor të vitit 1987 dhe ka 31 vjet. Pra, bazuar në vitin e lindjes, Dauti dhe Lola kanë diferencë në moshë 9 vjet, shkruan rtv21.tv

Nga martesa 12 vjeçare, çifti Haradinaj ka djalin, Davidin dhe vajzën, Trojën. Dauti është vëllau i kryeministrit të vendit, Ramush Haradinajt, ndërsa Lola është motra e gruas së kryeministrit, Anita Muçaj-Haradinajt.

Komento: