E blen 70 milionë euro, tani fansat e Chelseat po e fishkëllejnë atë vetëm pas gjashtë muajsh

23:35 | 12 February 2023

Marc Cucurella ishte në formacionin titullar të Chelseat në ndeshjen e xhiros së 23-të të Ligës Premier, ku ekipi i trajnerit Graham Potter luajti baras 1-1 me West Hamin.

Spanjolli e la lojën në minutën e 67-të nën fishkëllimat e tifozëve.

Kujtojmë se mbrojtësi i majtë 24-vjeçar erdhi te Chelsea në fillim të sezonit, pra në gusht për 70 milionë euro.

Deri më tani ai ka bërë 25 paraqitje dhe ka bërë dy asistime për klubin londinez, por tifozët nuk janë të kënaqur, siç tregohet nga reagimi i sotëm, raporton Daily Mail.

Cucurella nuk arriti të vazhdojë me paraqitjet cilësore që dëshiron Chelsea, që e bën ta blinin nga Brighton për një shumë të madhe.

Komento: