E bleru verën e kaluar, Milan ia tregon derën “dështakut”

19:08 | 04 Gusht 2019

Milan e ka ndërmend të ndryshojë skuadrën.

Milanit i duhen të ardhura dhe Diego Laxalt është nga lojtarët, që kanë dal me “valixhe në dorë”.

Uruguaiani mbërriti verën e kaluar në Milano pas transfertës së Lapadulës, për 14 milion euro plus 4 milion bonuse.

Lojtari kurrë nuk arriti të dilte në lojën e tij dhe të plotësonte kërkesat e Milanit në fushën e lojës. Laxalt pëlqen të transferohet në Rusi tek ekipi i Zenit, por opsioni Premier League duket si më i arsyeshmi dhe është pista ku agjenti i tij po punon.

Agjenti i lojtarit Ariel Krasouski, do të jetë në Itali të hënën ku pritet të shqyrtoj ofertat nga dy klubet angleze dhe të vendosi për të ardhmen e lojtarit, që tashëm është i larguari i rradhës nga Milani.

Klubi i Milanit do të avancojë me shitjet e lojtarëve dhe në këtë mënyrë krijon mundësitë për transferimet e reja dhe të bujshme siç është ajo e Correa-s nga Atletico Madrid, ndërkohë në media po “zien” dhe lajmi për bisedimet midis Milanit dhe Modriç.

Komento: