E bleu në verë, Milan po e shet yllin e madh

23:12 | 15 Qershor 2019

Edhe një lojtar po largohet nga Milanit.

Siç raportohet nga Gazzetta.it, Diego Laxalt do të largohet nga AC Milan këtë verë pas një sezoni të parë zhgënjyes me Rossonerët, por ai nuk do të ketë probleme me gjetjen e një klubi të ri, përcjell ORAinfo.

Në Itali, ekipet si Atalanta dhe Torino janë të interesuar në shërbimet e tij, ndërsa Newcastle në Angli është një tjetër opsion. Për të shitur lojtarin, Milani do të kërkojë 12 milionë euro./ORAinfo/

Komento: