E bleu në verë për 40 milionë, sot Barcelona po e shet yllin e madh

11:12 | 22 Maj 2019

Malcom nuk ka vend më te Barcelona.

U transferua verën e kaluar për 40 milionë euro, por duket se aventurës së Malcom te Barcelona do t’i vijë shumë shpejt fundi.

Drejtuesit e klubit katalanas mendojnë që me hapjen e merkatos së verës ta largojnë ish-lojtarin e Bordeaux drejt një klubi tjetër, pasi braziliani asnjëherë nuk u përshtat siç duhet në “Camp Nou”.

Për Malcom kanë shfaqur interes disa klube nga Anglia, Gjermania apo Italia, por favoritët për të nënshkruar me 22-vjecarin duket se janë anglezët e Tottenham, të cilët e ndiqnin lojtarin edhe gjatë kohës që ai luante për Bordeaux, përpara se të kalonte në Spanjë.

Komento: